POLITIKE

Huqja e Daut Haradinajt, e ngatërron Katedralen me Sahat Kullën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar sloganin për Prishtinën e që do do të jetë #eparaPrishtina.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka publikuar disa dizajne të përgatitur nga ekipi i fushatës së tij, e me të cilat ai ka thënë se do të identifikohet Prishtina si shtëpi e të gjithëve, shkruan Reporteri.net.

“Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do t’a identifikojnë garën tonë për fitore. Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë, Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë. Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë”, ka shkruar Haradinaj.

Mirëpo, në fotografitë që Haradinaj ka publikuar, Sahat Kulla nuk shihet askund. Në fakt, mjafton që t’i hidhet një sy fotos dhe të kuptohet se ajo është ngatërruar me Katedralen që ndodhet në kryeqytet.

Ky lëshim që mund t’i ketë ikur ekipit të Haradinaj nuk ka mbetur pa u vënë re nga qytetarët, të cilët i kanë komentuar Haradinajt duke vënë në pah këtë ngatërresë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

9 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

10 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

19 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago