Zijadin Sela: Sipas sondazheve ne jemi para BDI-së

Sela, koalicioni jonë po prinë lehtë. Arsyet janë qëndrimet tona parimore dhe keqpërdorimi i shqiptarëve që u ka bërë Ali Ahmeti.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka thënë se koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa po prijnë në sipas sondazheve para BDI-së së Ali Ahmetit.

Në emisionin Debat Plus, në TV Dukagjini, Sela ka thënë se kjo epërsi e tyre vjen si pasojë e punës sy tyre, qëndrimeve politike korrekte që partia e tij i ka mbajtur, por një rol kyç në lëvizjen e elektoratit shqiptar ka luajtur edhe keqqeverisja dhe konsumimi 18 vjeçar në pushtet i BDI-së.

Sela ka folur edhe për Lëvizjen Besa, e cila sipas tij ka qenë zhgënjyese bashkëpunimi i tyre me LSDM-në.

Në fund, Sela ka thënë se me gjithë se sondazhet tregojnë fituesin potencial, përcaktuese në zgjedhjet e 15 korrikut do të jenë pjesa e elektoratit të pa përcaktuar.