Një shpërthim i fuqishëm, i shoqëruar nga një zjarr i madh, ka ndodhur në pranë portit të Sevastopolit në Krime.
“Sipas informacioneve paraprake, zjarri u shkaktua nga një sulm me dron nga forcat ukrainase”, tha në një postim në Telegram drejtuesi pro rus i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev.
Pak më herët, Volodymyr Zelensky, në një intervistë në televizionin finlandez Yle, u shpreh se në kundërofensivën e saj Ukraina po planifikon të rimarrë edhe gadishullin e Krimesë. “Ne shpresojmë në një kundërofensivë të suksesshme, por kjo do të varet edhe nga furnizimi me armatime nga Perëndimi”, tha Zelensky.
📽️Ukrainian drones targeted oil depot in occupied port of Sevastopol, #Crimea at around 4 am local time. #UkraineRussiaWar pic.twitter.com/CLUlvY2Zhv
— MilitaryLand.net (@Militarylandnet) April 29, 2023
Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u shpreh se përpjekjet e Uashingtonit dhe aleatëve të tij për të izoluar Moskën po dështojnë. “Përpjekjet e Uashingtonit dhe të aleatëve të tij për të ndryshuar historinë kanë dështuar”, tha ministri rus.
Севастополь. Казачья Бухта. В резервуар с топливом в районе улицы братьев Манганари прилетел БПЛА. Площадь пожара около 1000 кв. метров, пожару присвоен 4 класс https://t.co/7MOyEHRbih https://t.co/rxSAirOV7j #Крым pic.twitter.com/XzQz81iyq8
— Necro Mancer (@666_mancer) April 29, 2023