Një zjarr ka shpërthyer në një depo nafte në rajonin Bryansk të Rusisë, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar burime qeveritare.
“Ministria e Emergjencave ka konfirmuar se ka një zjarr. Ekziston gjithashtu një konfirmim se janë rezervuarët e karburantit”, raportoi TASS, duke cituar zyrën e shtypit të qeverisë, e cila tha gjithashtu se reaguesit e parë ishin në rrugën e tyre për në vendngjarje.
The city of Bryansk, Russia tonight.
Ukrainian saboteurs in action? https://t.co/bJEK9dSM3e
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 25, 2022
Televizioni shtetëror më vonë raportoi se lokacioni i parë ishte një objekt civil që strehonte 10,000 ton karburant dhe i dyti një vend ushtarak me 5,000 tonë.
Nuk ishte ende e qartë nëse zjarret më pak se 100 kilometra nga kufiri ukrainas kishin lidhje me luftën në Ukrainë.
Bryansk shërben si bazë logjistike për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë.
Russian state TV on the explosions in Bryansk: First was a civilian facility with about 10k tons of fuel, second fire was 10 to 15 minutes later at a military depot with ~5k tons of fuel
No word on cause or casualties pic.twitter.com/jTkqeZ7gCC
— Scott Rose (@rprose.bsky.social) (@rprose) April 25, 2022
Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë në Bryansk mori raporte për zjarrin në orën 2:00 të mëngjesit me orën e Moskës, sipas TASS dhe dërgoi ekipet e shpëtimit në vendngjarje. Këto konfirmuan se zjarri kishte rënë në një depo nafte.
Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë.