POLITIKE

Zjarret/ Bledi Çuçi nis pushimet, ministri nga Kosova ‘shuan’ flakët në Kalimash

Situata e zjarreve ka vënë në vështirësi gjithë Ballkanin, ndërsa kryeministri grek Mitsotakis shkoi deri aty sa kërkoi falje për dështimin në menaxhimin e situatës.

“Ne bëmë sa mundëm, por në shumë raste nuk ishte mjaftueshëm”, tha  Kyriakos Mitsotakis.

Por edhe pse situata paraqitet e rëndë edhe në Shqipëri, me disa vatra aktive nga veriu në jug, qëndrimi i politikanëve tanë nuk është i njëjti.

Situata kritike nuk e ka penguar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi që të marrë pushimet, ndërsa vendi digjet nga flakët.

Sipas një vendimi (shih më poshtë), ministri Çuçi ka marrë leje 18 ditë, ndërsa kompetencat ia ka kaluar zv.ministrit të Brendshëm.

Në urdhër, thuhet se nga data 2 deri më 20 gusht 2021, Ministria e Brendshme po drejtohet e do të drejtohet me çdo kompetencë, nga Zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila

Ministri kosovar “zbarkon” në Shqipëri

Por ndërsa ministri Çuçi ndodhet me pushime, homologu i tij nga Kosova, Xhelal Zveçla, jo vetëm që ka ofruar ndihmë për Shqipërinë, por ka zbritur vetë në terren për shuarjen e flakëve.

Teksa tuneli i Kalimashit rrezikohej seriozisht nga flakët, bashkë me disa zjarrfikës nga Kosova, ministri kosovar iu është bashkuar forcave shqiptare dhe ka asistuar në shuarjen e flakëve gjatë natës së kaluar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago