Mijëra njerëz janë detyruar që të evakuohen nga qytete e fshatra anembanë Greqisë, pasi zjarret janë duke shkatërruar vendin.
Zjarrfikësit janë duke u përballur me 82 vatra të egra zjarri gjithandej, duke shtyrë në “evakuimin më të madh” në histori të vendit, raporton Independent, përcjell KlanKosova.tv.
Zjarret më të egra kanë goditur ishullin e Rodosit, ku ka ndodhur evakuimi i 19 mijë vetave nga disa lokacione, ku zjarri po djeg për ditën e gjashtë me radhë, kanë njoftuar autoritetet greke.
Policia lokale ka thënë se 16 mijë veta janë evakuuar përmes tokës, ndërkaq 3 mijë përmes detit nga 12 fshatra dhe disa hotele.
Gjashtë veta janë trajtuar shkurt nëpër spitale për shkak të problemeve me frymëmarrje.