“Zot ruaje e mbroje habibin” është lutja e hoxhës Ahmed Kalaj për ish-kampionin i kikboksit Andrew Tate, i cili njihet për sulmet e tij kundër grave. I njëjti është arrestuar për trafikim pasi akuzohet së bashku me dy gra i detyruan viktimat të krijonin pornografi me pagesë për mediat sociale.
Postimi i hoxhës nga Tirana nuk duket i çuditshëm për një numër të madh të përdoruesëve të rrjetit social, Facebook. Ka nga ata që madje i kanë lënë komente të tipit pozitiv si “allahu e liroftë nga kjo sprovë”, “shumë njerëz pa kurrfarë gabimi po plaken në burgje” e “amin jarabi”
“Zot ruaje e mbroje habibin! Amin!” – shkroi ai sipër fotografisë së Tate.
Andrew Tate mbetet në paraburgim në Rumani edhe 30 ditë
Influencuesi britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka humbur përpjekjen për t’i dhënë fund paraburgimit të tij në Rumani.
Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.
Autoritetet dyshojnë se dyshja, së bashku me dy gra rumune – formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Ata do të vazhdojë të mbesin në paraburgim edhe për 30 ditë, pasi një gjykatë rumune ankesën e tyre të martën.
Ish-kikboksieri, i lindur në SHBA, me nënshtetësi britanike, Tate ka ndërtuar një markë multimilionëshe në internet mbi konceptet e maskulinitetit, mizogjinisë dhe “krijimit të pasurisë”.