Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk në një podcast me Lex Fridman ka deklaruar se ai beson në Zotin që definohet nga Spinoza. Sipas kësaj pikëpamjeje, Zoti është vetë universi dhe e shpërfaq veten përmes ligjeve të fizikës ose siç ka thënë fizikani teorik, Albert Ajnshtajn përmes harmonisë së ligjshme të botës.
“Nëse i kthehemi pyetjeve edhe një herë, ju keni thënë se jeni me të njëjtin mendim me Ajnshtajnin, që besoni në Zotin e Spinozës”,u pyet Elon Musk nga Fridman dhe përgjigjja e tij ishte: “po”.
Po. Unë do të pajtohesha se Zoti, ose simuluesi, ose kushdo një qenie supreme, apo qeniet supreme e shpërfaqin veten përmes fizikës, ata janë krijues të kësaj ekzistence dhe e kemi për detyrë të kuptojmë më shumë rreth këtij krijimi të mrekullueshëm. Pra, nëse jemi në një simulim, arsyeja pse këto qenie supreme e menaxhojnë këtë simulim është për të parë se çfarë do të ndodhë. Kështu që, ata nuk e dinë se çfarë ndodh, përndryshe nuk do e mbanin këtë simulim. Kur njerëzit krijojnë një simulim, përshembul në SpaceX dhe në Tesla, ne krijojmë simulime gjatë gjithë kohës. Sidomos për raketa, duhet të kryejmë shumë simulime për të kuptuar se çfarë do të ndodhë, sepse nuk mund ta testojmë raketën derisa ta dërgojmë në hapësirë dhe ne duam që të funksionojë. Por ne i bëjmë simulimet për të parë se çfarë ndodh, nëse do e dinim se çfarë do të ndodhte ne nuk do t’i bënim simulimet. Pra, kushdo që e krijoi këtë ekzistencë, janë duke e operuar sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…