Kandidatja për kryeministre e Britanisë së Madhe, Liz Truss, u zotua se nëse zgjidhet në krye të qeverisë do të zbulojë edhe më shumë sekrete që lidhen mbi aktivitete e Rusisë dhe Presidentit, Vladimir Putin.
Sipas Truss bërja publike e këtyre dokumentave do të nxjerrë zbuluar të gjitha gënjeshtrat e Kremlinit dhe Putinit.
“Qeveria ime do të përdorë inteligjencën në mënyrë strategjike për të zbuluar përpjekjet e Kremlinit për të minuar dhe destabilizuar demokracitë liridashëse. Aty ku ka gënjeshtra do të ekspozohen, ku ka barbari do të dalë në shesh. Unë do të mbaj të njëjtën qasje të ashpër për të luftuar aktivitetin malinj nga shtetet potencialisht armiqësore dhe të tjerë që kërcënojnë sigurinë globale”, tha Truss.
Sekretarja e Jashtme, e cila sipas sondazheve është e kuotuar më lartë se Rishi Sunak për të fituar garën për lidershipin konservator, i ofroi Ukrainës sigurinë se nuk do të ketë ‘aleat më të madh’ se Britania nëse ajo bëhet shefja e Downing Street Nr. 10.
LIVE
Zotimi i Truss: Nëse zgjidhem kryeministre e Britanisë do të nxjerr zbuluar gënjeshtrat e Putin
schedule
20:28 – 24 Gusht, 2022
Kandidatja për kryeministre e Britanisë së Madhe, Liz Truss, u zotua se nëse zgjidhet në krye të qeverisë do të zbulojë edhe më shumë sekrete që lidhen mbi aktivitete e Rusisë dhe Presidentit, Vladimir Putin.
Sipas Truss bërja publike e këtyre dokumentave do të nxjerrë zbuluar të gjitha gënjeshtrat e Kremlinit dhe Putinit.
“Qeveria ime do të përdorë inteligjencën në mënyrë strategjike për të zbuluar përpjekjet e Kremlinit për të minuar dhe destabilizuar demokracitë liridashëse. Aty ku ka gënjeshtra do të ekspozohen, ku ka barbari do të dalë në shesh. Unë do të mbaj të njëjtën qasje të ashpër për të luftuar aktivitetin malinj nga shtetet potencialisht armiqësore dhe të tjerë që kërcënojnë sigurinë globale”, tha Truss.
Sekretarja e Jashtme, e cila sipas sondazheve është e kuotuar më lartë se Rishi Sunak për të fituar garën për lidershipin konservator, i ofroi Ukrainës sigurinë se nuk do të ketë ‘aleat më të madh’ se Britania nëse ajo bëhet shefja e Downing Street Nr. 10.
Tashmë kanë kaluar gjashtë muaj që kur Rusia nisi pushtimin e saj të fundit brutal në Ukrainë, me Truss që këmbëngul se “Putini nuk mund të fitojë me sulmin e tij ushtarak”.
“Ne do të vazhdojmë të shtojmë punën tonë për të kundërshtuar përpjekjet e Rusisë dhe regjimeve të tjera autoritare për të përdorur dezinformimin për të mbjellë konfuzion dhe për të minuar stabilitetin global, duke u mbështetur në aftësitë dhe mjetet që kemi në dispozicion së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë. Unë do të shkoj më tej si kryeministre duke bërë gjithçka që është e mundur, përfshirë deklasifikimin e më shumë dosjeve të inteligjencës për të ekspozuar librin e lojërave të Putinit para botës”, deklaroi ajo
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…