KRYESORE

ZRRE-ja konfirmon rritjen e çmimit të rrymës për 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka konfirmuar se ka marrë vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%.

Meqë gjatë mbledhjes ZRRE-ja refuzoi të tregojë ndikimin në tarifa pas miratimit të kërkesës së operatorëve ekonomikë, këtë e bëri përmes një komunikate të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.

“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%. Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji”.

Dy orë pasi që u miratua ky vendim me iniciativën e grupit “Asnjë cent më shumë”, qytetarët kanë protestuar për herë të dytë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë deri tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

 

Shtrenjtimi i rrymës është kundërshtuar nga qindra qytetarë.

Protesta e parë kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës ishte organizuar më 5 prill.

Në muajin shkurt, veçse nisën paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Fillimisht u tha se rritja do të ishte prej 35 për qind, e më pas, nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), u sqarua se rritja do të ishte prej 15%.

Ky njoftim shkaktoi kundërshtime të shumta, të cilave iu bashkëngjit edhe presidentja Vjosa Osmani.

Përveç kësaj gjatë muajit të fundit, u organizuan aksione të njëpasnjëshme nga grupi “Asnjë cent më shumë”, anëtarët e të cilëve u arrestuan nga Policia e Kosovës pasi realizuan aksionin e tyre brenda Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Megjithatë, të gjitha kundërshtimet dhe aksionet nuk e bënë ZRRE-në të marrë një vendim për anulimin e kësaj rritje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago