ZRRE propozon shtrenjtimin e rrymës përreth 15%

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka njoftuar se se ka propozuar që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 %.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dhe furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU)”, njofton ZRRE.

Sipas ZRrE-së, Publikimi i Raporteve Konsultative për të Hyrat Maksimale të Lejuara përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përcaktimit të tarifave dhe ka për qëllim të sigurojë mundësinë për përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në këtë proces të rëndësishëm.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues