POLITIKE

ZRRE vendos të mos i kompensojë qytetarët për faturimin e rrymës në veri, paralajmëron ankesë

<p><strong>Zyra e Rregullatorit të Energjisë &lpar;ZRRE&rpar; ka vendosur që të mos i kompensojë qytetarët e Kosovës për faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës gjatë periudhës 2012-2017&period;<&sol;strong><&sol;p>&NewLine;<p>Ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për aprovimin e kërkesë&sol;padisë së Avokatit të Popullit për kompensimin e mbi 40 milionë eurove për faturimin e rrymës së shpenzuar në katër komunat veriore qytetarëve të Kosovës&comma; ZRRE-ja ka vendosur të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Zyra e Rregullatorit të Energjisë&lpar;ZRRE&rpar; ka vendosur që në përputhje me ligjet në fuqi&comma; vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për kthimin e humbjeve të veriut&comma; do ta apelojë në instanca më të larta gjyqësore”&comma; thuhet në një përgjigje të shkurtët me shkrim për KosovaPress&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Në anën tjetër&comma; zyrtarë të Institucionit të Avokatit të Popullit thonë se ky apelim nga ZRRE-ja në shkallën e dytë ka qenë e pritshme&comma; derisa kanë theksuar se Avokati i Popullit ka kryer dhe vepruar konform mandatit të tij sa i përket mbrojtjes së interesit të qytetarëve për këtë çështje&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Drejtoresha e Departamentit për Çështje Juridike në Institucionin e Avokatit të Popullit&comma; Suzana Gashi ka thënë për KosovaPress&comma; nuk dëshirojnë të paragjykojnë për mënyrën e zbatimit të këtij vendimi nëse bëhet i plotfuqishëm&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Është një vendim i shkallës së parë&comma; është e pritshme që ZRRE-ja si palë në këtë proces mundet me ushtruar ankesë dhe neve na mbetet me pritur vendimin e shkallës së dytë nëse hynë fuqi apo e ri-kthen në ri-gjykim krejt çështjen&period; Institucioni i Avokatit të Popullit deri këtu e ka kryer mandatin e tij sa i përket mbrojtjes së interesit publik…Nuk po paragjykojmë&comma; por duhet të presim që ky vendim të bëhet fillimisht i plotfuqishëm&comma; e pastaj vet ZRRE të gjej metodat se si do t’i caktoj eventualisht tarifat e reja për t’u kompensuar qytetarët që janë faturuar në mënyrë të kundërligjshme”&comma; thotë ajo&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Ndërsa&comma; kryetari i komisionit parlamentar për Ekonomi&comma; Ferat Shala thotë për KosovaPress&comma; se vendimi i Themelores që ka qenë i pritshëm për njohjen e të drejtës së konsumatorëve shqiptarë&comma; është në përgjegjësinë e ZRRE-së&comma; por konsideron se mënyra e implementimit dhe zbatimit të vendimit është i komplikuar&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Mënyra e implementimit dhe zbatimit të vendimit nuk është problem në kuptimin faktik financiar sa është i komplikuar në kuptimin faktik operacional në terren&comma; sepse ka implikime direkt në zonat e caktuara të territorit të vendit ku Zyra e Rregullatorit e ka paraparë me kohë që është në një farë forme e pa implementushme shtrirja e autoritetit të saj ose rregullatorit&comma; dhe në këtë rast ka autorizuar një mekanizëm tjetër dhe pikërisht këtu kemi dilemat&comma; kemi shkëputjen edhe juridike se kush dhe sa duhet të shtrihet autoriteti&period; Kështu konsideroj që ne para se ta trajtojmë nga këndi financiar&comma; duhet ta trajtojmë nga këndi real faktik i shtrirjes së sovranitetit dhe integritetit të Rregullatorit në gjithë territorin e Kosovës”&comma; thotë ai&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Ndërsa&comma; edhe shoqëria civile po konsideron se kurdo që të bëhet i plotfuqishëm ky vendim&comma; do të jetë i vështirë i realizueshëm&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Hulumtuesi i lartë në Institutin INDEP&comma; Dardan Abazi thekson për KosovaPress&comma; se pavarësisht vështirësisë së zbatimit të kësaj të drejte&comma; konsideron që vendimi fillimisht është i rëndësishëm&comma; sepse siç thotë ai e njeh shkeljen që është bërë ndaj qytetarëve dhe trajtimin jo të barabartë për konsumin e energjisë elektrike&period;<&sol;p>&NewLine;<p>&OpenCurlyDoubleQuote;Është vështirë për të implementuar&comma; është energji që është harxhuar dhe e cila në sistem duhet paguar dikush&period; Në qoftë se për një kohë të caktuar e kemi paguar ne&comma; menjëherë pas vendimit të gjykatës&comma; atë pjesë e ka paguar qeveria e Kosovës&period; Pra&comma; një herë Qeveria Hardinaj me pagesa direkte&comma; pastaj Qeveria Kurti përmes KOSTT-it&period; Si do që të jetë këto janë vetëm modalitete të një të vërtete të pamohueshme&comma; të cilën ne prapë se prapë e paguam&comma; qoftë përmes faturave si qytetarë ose përmes buxhetit si hisedarë të gjithë që jemi në atë buxhet&period; Në këtë kuptim&comma; edhe zbatimi i këtij urdhri të Gjykatës Themelore do të jetë i vështirë&period; Kush duhet ta mbulojë këtë vakum&quest; Nëse KEDS-i na i kthen neve këto para&comma; atëherë prapë kur të bëhet rishikimi i tarifave për mbulimin e kësaj kosto të kthimit të qytetarëve për pjesën e energjisë që është harxhuar në një pjesë tjetër të Kosovës&period; Kështu që kjo do të reflektoj qoftë në ulje të investimeve&comma; qoftë në shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike&period; Prapë se parapë&comma; në një formë ose tjetër kjo kosto do ta na vjen neve si qytetarë&comma; sepse nuk e kemi të drejtën ligjore që në mënyrë kolektive ta shkyçim veriun nga energjia elektrike”&comma; tha ai&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Ndryshe&comma; Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 tetor kishte aprovuar kërkesëpadinë e Avokatit të Popullit për anulimin e vendimit të Zyrë së Rregullatorit të Energjisë elektrike për faturimin e rrymës së shpenzuar në katër komunat veriore qytetarëve të Republikës së Kosovës&period;<&sol;p>&NewLine;<p>I njëjti aktgjykim e obligon ZRrE-në që të ndërmarr veprime që e obligojnë KEDS-in që të bëjë kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës&comma; në vlerë prej 40 milionë e 855&period;480&period;00 euro&period;<&sol;p>&NewLine;<p>Ndërsa&comma; ZRRE-ja si palë në këtë proces ka pasur të drejtën e ushtrimit të ankesës brenda 15 ditësh që kur është publikuar aktvendimi&period;&sol;KP&sol;<&sol;p>&NewLine;&NewLine;

Related Post
FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Shqiptari bëhet heroi i ditës në Greqi: Rrezikon jetën, shpëton 2 fëmijë nga mbytja

Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë personazhi i ditës në mediat e vendit fqinj…

1 orë ago

Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord, u përplas me godinat e konviktit të studentëve të mjekësisë!

Një avion pasagjerësh i “Air India” u rrëzua në aeroportin e Ahmedabad, një qytet në…

1 orë ago

Gazeta The New York Times: Izraeli planifikon të sulmojë Iranin

Burime që folën për mediat amerikane pohuan se Izraeli planifikon të kryejë operacion ushtarak kundër…

6 orë ago

Historia virale e influencueses që zbuloi tradhtinë e partnerit në mënyrën më të çuditshme

Një influencuese nga Brazili është bërë virale në rrjetet sociale pasi tregoi mënyrën e pazakontë…

6 orë ago

Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA evakuon ambasadat në Iran e Irak

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar evakuimin e stafit jo-thelbësor dhe familjarëve të tyre nga ambasada…

6 orë ago

Benjamin Netanyahu: Perandoria Osmane nuk do të rikthehet

Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu, deklaroi: “Edhe pse disa nuk ndajnë të njëjtin mendim me…

6 orë ago