Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri i është gëzuar shkarkimit të myftiut të Këshillit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sylejman Rexhepit.
“Rezilave Allahu nuk ua mer shpirtin pa u mar ftyren!!! Elhamdulilah iku Sula”, ka shkruar ai.
Ndryshe, deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ishte kurorëzuar për herë të dytë në martesë me maqedonen, Bisera Jordanovën.
Kujtojmë që deputeti ka qenë i martuar më herët dhe nga martesa e parë ka dy vajza.