BOTA

Zv. ministrja zbulon aksidentalisht shifrat makabre të të vrarëve rusë në Ukrainë

Zv. ministrja ruse e mbrojtjes Anna Tsivilyova ka shpërndarë aksidentalisht shifra të ushtarëve të vrarë e të zhdukur të Rusisë në luftën brutale të Ukrainës.

Gjatë një diskutimi të hapur qeveritar me 26 nëntor, zv. ministrja Tsivilyova, bija e një kushëriri të presidentit Vladimir Putin, zbuloi se ishin mbledhur mostrat e ADN nga 48,000 të afërm të trupave ruse, me qëllim identifikimin e ushtarëve të zhdukur me anë të trupave të gjetur në fushëbeteja.

Tsivilyova raportohej të thoshte gjatë diskutimit: “Ministria kryen falas testin e ADN-së dhe plotëson databazën e të dhënave, që deri tani ka arritur në 48,000”.

Si Rusia dhe Ukraina kanë mbajtur të fshehur numrat e ushtarëve të vrarë e të zhdukur gjatë operacioneve, duke thënë se shifra të tilla zbulojnë ecurinë e secilës palë të konfliktit brutal, apo kapaciteteve të ushtrisë.

Por të dhënat e Tsivilyova janë një ide të mirë të numrit të humbjeve njerëzore të Rusisë në luftë, thonë ekspertët e mediave.

Kjo u kuptua kur pas komenteve kreu i mbrojtjes Andrei Kartapolov, gjithashtu prezent në diskutim, e kritikoi atë dhe kërkoi që shifra të mos përdoret tjetërkund nga gazetarët.

“Anna Yevgenyevna [Tsivilyova] përmendi këtu shifra, si ato të personave të humbur. Unë ju kërkoj të mos i përdorni ato në vende të tjera pasi janë statistika sensitive, janë informacion i mbyllur”.

Por diskutimi i komisionit ishte duke u transmetuar direkt në faqen e internetti të parlamentit rus dhe megjithese video u tërhoq nga rrjeti ajo është regjistruar dhe publikuar në rrjetet sociale.

Duke tentuar të justifikohej Tsivilyova tha: “Unë nuk dhashë shifrat e të humburve por të numrit të kërkesave që janë bërë te ne. Shumë prej tyre do të gjenden. Kjo ishte numri i kërkesave”.

Më 3 dhjetor presidenti Ukrainës Volodymyr Zelensky mohonte pretendimet e mediave se 80,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë në konflikt, duke thënë se shifra ishte shumë më e vogël.

Në një raport të fundit të rrjetit The Economist, llogaritej se 60,000 deri në 100,000 ushtarë ukrainas kishin humbur jetën në konflikt, ndërsa rreth 400,000 ishin plagosur dhe nuk ishin në gjendje për të luftuar.

Zyrtarët në SHBA kanë llogaritur në tetor se “afërsisht 115,000 rusë kanë humbur jetën 500,000 janë plagosur”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago