Njerëz të panjohur kanë shkruar me spray, me shkronja të mëdha grafitin “Kosova = Serbi”, shkruan 20minuten.ch. Bëhet fjalë për mbishkrimin që është parë në një mur ngjitur me një parking në Zürcherstrasse në Winterthurit.
“Është provokim i pastër”, thotë 19-vjeçari, transmeton albinfo.ch. Ai ashku sikurse i gjithë komuniteti shqiptar i Kosovës në Zvicër, ndihet i zemëruar në lidhje me këtë. “Është një fyerje që ne nuk e tolerojmë. Prandaj kjo duhet të hiqet”.
Sipas tij, grafiti në fjalë duhet hequr po ashtu për faktin se është racist: “Mbishkrimi është kundër një kombi të tërë, i cili me këtë rast mohohet”. Problemi midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës është mjaft i madh, sepse nuk duhet derdhur naftë shtesë në zjarr me provokime të tilla, thotë Raduni.
Pak më larg, gjithashtu me spray, është shkruar në shkrimin cirilik grafiti me tekstin “E dua Partizanin” dhe “Varrtarët e rinj”. Ky emërtimi i fundit u referohet tifozëve të klubit serb të futbollit, “Partizan”. Nuk është plotësisht e qartë nëse ekziston një lidhje e këtij grafiti me mbishkrimin “Kosova = Serbi”. Po ashtu mbetet mister se kush qëndron prapa gjithë kësaj.
Raduni, i cili e kishte zbuluar rastësisht të mërkurën ndërsa ishte duke kaluar në atë zonë, ku shumë afër gjendet Qendra (shkolla) për Arsimim në Shëndetësi (ZAG). Për këtë arsye ai e a raportuar atë menjëherë në shkollën në fjalë, thotë ai.
Në ZAG thonë se ata kanë marrë me qira disa dhoma shkollore në këtë lokacion por nuk janë qiramarrësit e vetëm. “Unë e kam njoftuar administratën përgjegjëse. Sipas administratës, grafitet me spray do të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Rektorja Hanna Wipf.