FOTO&VIDEO

Zvicra e dënoi me 7 vjet dëbim, përpjekjet e sportistit kosovar për të qëndruar atje

Gjykata kantonale e Lucernit nuk e sheh si “rast të rëndë” rastin e kikboksierit kosovar. Prandaj ajo ka vendosur që ai të largohet nga vendi për shtatë vjet

Tashmë është e qartë: kikboksieri i dënuar për sulm, dhunë dhe kërcënime ndaj autoriteteve dhe zyrtarëve, do ta vazhdojë luftën për të qëndruar në Zvicër.

Përpjekja e avokatit të kosovarit që klienti i tij të akuzohej për veprën penale “lëndim të thjeshtë trupor” ka dështuar, transmeton albinfo.ch. Nëse nuk do të dështonte, do të nënkuptonte se dëbimi i tij do të hiqej nga rendi i ditës.

Por shkalla e dytë e sheh gjithashtu si dëmtim të rëndë fizik atë që kishte ndodhur para një klubi të Lucernit në mars të vitit 2017.

Videoja tregon qartë të dyshuarin në veprim, shkruan luzernerzeitung.ch. Gjykatësi ka deklaruar se “një njeri me përvojë në artet marciale dinte qartë se çfarë pasojash mund të kishin goditjet e tij me shqelma dhe grushta”.

Vendimi i Gjykatës Kantonale është ky: 19 muaj burgim me kusht dhe shtatë vjet dëbim nga Zvicra. Sa i përket dëbimit, shkalla e dytë (gjykata kantonale) është tre vjet nën kërkesën e gjykatës penale, e cila kishte vendosur për 10 vjet dëbim.

I dënuari duhet të dëbohet, sepse lëndimi i rëndë trupor që ka shkaktuar ai është akt që bën pjesë në “katalog” (lista e dënimeve për të cilat parashihet masa siguruese e dëbimit nga vendi).

Në një rast të tillë, për vepra të caktuara penale, pavarësisht nga lartësia e dënimit, automatikisht aktivizohet dëbimi nga vendi.

Dhe, kjo e godet rëndë të akuzuarin. Ai ka ardhur në Zvicër në vitin 1997 në moshën katërvjeçare, ka ndjekur shkollimin dhe ka bërë aftësimin profesional po ashtu në Zvicër​, që do të thotë se konsiderohej si i integruar mirë këtu.

Megjithatë, sipas gjyqtarëve, ai nuk paraqet “rast të rëndë”, që kjo t`i shërbente si rrethanë lehtësuese, përcjell albinfo.ch. Sipas tyre, 29-vjeçari mund të fitojë lehtësisht terren në Kosovë si në aspektin social, ashtu edhe në atë profesional.

Ndërkaq, i akuzuari e sheh ndryshe gjithë këtë. Ai vazhdon të luftojë për të qëndruar në Zvicër dhe për këtë arsye e ka kundërshtuar aktgjykimin, duke bërë ankesë në Gjykatën Supreme Federale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

49 minuta ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago