Në tremujorin e dytë të vitit 2025, numri i të punësuarve në Zvicër u rrit me 0,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, norma e papunësisë sipas përkufizimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) u ngjit në 4,6%. Në Bashkimin Evropian kjo normë shënoi një rënie të lehtë, duke arritur në 5,8%. Këto të dhëna dalin nga Anketa e Forcave të Punës në Zvicër (SAKE), e publikuar nga Zyra Federale e Statistikave (BFS).
Të punësuarit në Zvicër
Në këtë periudhë, 5,361 milionë persona ishin të punësuar në Zvicër (+0,6% krahasuar me vitin paraprak). Tek burrat u shënua rritje prej 0,4%, ndërsa tek gratë 0,8%. Të shprehur në ekuivalentë me kohë të plotë, numri i të punësuarve u rrit me 0,5%. Krahasuar me tremujorin e parë 2025, shifrat mbetën pothuajse të pandryshuara.
Forca punëtore zvicerane dhe e huaj
Numri i punëtorëve të huaj u rrit me 2,3% duke arritur në 1,873 milionë, ndërsa numri i punëtorëve me shtetësi zvicerane ra me 0,3% (3,488 milionë). Tek të huajt, rënie prej 6,1% u shënua tek personat me lejeqëndrim afatshkurtër (Ausweis L, më pak se 12 muaj), ndërsa rritje u regjistrua tek mbajtësit e lejes B/L (+5,6%), tek punëtorët kufitarë (+1,7%) dhe tek mbajtësit e lejes së përhershme C (+0,7%).
Papunësia në Zvicër dhe BE
Në tremujorin e dytë 2025, 237 mijë persona ishin të papunë sipas ILO (+34 mijë më shumë se një vit më parë). Norma e papunësisë arriti në 4,6% (nga 4,0% në vitin 2024). E rregulluar sipas sezonit, norma u rrit nga 4,5% në 4,9% krahasuar me tremujorin paraprak. Në BE ajo ra në 5,8% dhe në Eurozonë në 6,1%.
Papunësia te të rinjtë
Tek grupmosha 15–24 vjeç, papunësia në Zvicër u rrit nga 5,9% në 7,6%. Në të kundërt, në BE dhe Eurozonë u shënua ulje (BE: nga 14,7% në 14,6%; EZ20: nga 14,4% në 14,0%).
Papunësia sipas karakteristikave
Norma u rrit si tek burrat (3,8% → 4,6%) ashtu edhe tek gratë (4,2% → 4,6%). Për grupmoshën 25–49 vjeç u rrit në 4,9%, ndërsa tek 50–64 vjeç ra në 3,5%.
Personat me arsim të mesëm: +1,1 pikë (3,6% → 4,7%) Personat me arsim të lartë: +0,5 pikë (3,0% → 3,5%) Pa arsim pas shkollës së obliguar: rënie (7,9% → 7,7%)
Rritje u regjistrua si tek shtetasit zviceranë (2,8% → 3,3%), ashtu edhe tek të huajt (6,9% → 7,7%). Tek shtetasit e BE/EFTA norma ishte 5,9%, ndërsa tek shtetasit nga vendet e treta 12,1%.
Papunësia afatgjatë
Në këtë periudhë, 81 mijë persona ishin të papunë për më shumë se një vit (+6 mijë krahasuar me vitin 2024). Megjithatë, pjesa e tyre ndaj totalit ra nga 37,2% në 34,2%. Mesatarja e kohëzgjatjes së papunësisë ra nga 242 në 188 ditë.
Puna me kohë të pjesshme dhe nën-punësimi
Pjesa e të punësuarve me kohë të pjesshme arriti në 38,9% (1,899 milionë persona, +16 mijë në krahasim me vitin e kaluar). Ndër ta, 277 mijë persona ishin të nën-punësuar (dëshironin të punonin më shumë dhe ishin të disponueshëm menjëherë). Norma e nën-punësimit ishte 5,4% (+0,1 pikë).
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…