Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje me “Skype” me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka dhënë një lajm të mirë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
Zykaj theksoi se Franca ka ndryshuar qëndrim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
Sipas saj ky ndryshim i Francës vjen në një kontekst më të gjerë gjeostrategjik të agresionit rus në Ukrainë, ku nevojiten përpjekje të shtuara dhe të përforcuara të Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Sipas burimeve franceze, Franca konsideron, se tashmë duhet shkuar në drejtim të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me kujdes dhe me garanci të mira (kupto të mjaftueshme) për çështjen e migracionit dhe të sigurisë. Ky ndryshim i Francës vjen në një kontekst më të gjerë gjeostrategjik të agresionit rus në Ukrainë, ku nevojiten përpjekje të shtuara dhe të përforcuara të Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor. Ndaj, hapat që priten së shpejti janë hapja zyrtare e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe dhënia e statusit të vendit kandidat Bosnjë Hercegovinës, duke i kërkuar Komisionit Europian të ndihmojë dhe përshpejtojë procesin e plotësimit të 14 prioritetev nga Bosnja-Hercegovina”, u shpreh Zykaj.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…