Xhavit Haliti ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e 6 tetorit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur të sigurojë vota të mjaftueshme për të qenë sërish deputet.
Haliti ka siguruar vetëm 2 mijë e 540 vota në Pejë duke pasur rënie të madhe edhe në qytetin e tij.
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë partia e tretë në nivel vendi derisa ka arritur të sigurojë vetëm 178 mijë e 645 vota, shkruan Insajderi.
“Partia Demokratike e Kosovës ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163%”, ka thënë Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së.