NATO nuk ka plane konkrete për të ndërtuar tjetër bazë ushtarake në Shqipëri, përveç bazës ajrore të Kuçovës, ndërkohë që qeveria shqiptare pritet të marrë brenda vitit 2023 helikopterë “Black Hawk” si pjesë e shtimit të kapaciteteve ushtarake.
Kreu i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA, Erol Munir, tha se vitet e fundit Shqipërinë e kanë vizituar disa gjeneralë të rëndësishëm të NATO-s për të shqyrtuar mundësinë për investime.
”Aktualisht nuk kemi asnjë plan për të ndërtuar baza të NATO-s në Shqipëri, por së fundmi kemi pasur vizitën e tre gjeneralëve të rëndësishëm në Shqipëri, një prej të cilëve Gjenerali Wolters, komandanti i forcave amerikane të vendosura në Evropë, gjithashtu gjeneralët e tjerë bënë një vlerësim të infrastrukturës së Shqipërisë, do të shikojmë bazat që janë të vendosura në Shqipëri për të pasur në vëmendje nëse mund të kemi investim në të ardhmen, por aktualisht nuk kemi ndonjë plan konkret përveç asaj që kemi në Kuçovë, e cila do të fillojë punimet së shpejti këtë vit”,-tha në ”EuroNews Albania”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…