POLITIKE

Zyrtari i LDK’së mbron Çitakun: Nuk e publikoi lajmin për njohje nga Xhamajka, s’ka përgjegjësi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj, i ka dalë në mbrojte Ambasadores së Kosovës në ShBA, Vlora Çitakut, lidhur me lajmin për njohjen e Kosovës nga Xhamajka, lajm i cili u demantua nga Ministrja e Jashtme e këtij shteti. Sipas Murtezajt, përgjegjësia për këtë rast bie te Presidenca, Qeveria dhe MPJ’ja.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murtezaj ka thënë se përderisa ambasadorët e Kosovës, nuk kanë bërë publik lajmin vet, nuk bartin përgjegjësinë.

Murtezaj ka thënë se përgjegjësia për këtë çështje bie te Presidenca, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Momenti i bërjes publik të lajmit në diplomaci ka ndikim esencial. Përderisa, ambasadorët e Kosovës, nuk kanë bërë publik lajmin vet, nuk bartin përgjegjësinë. Komunikimet e brendshme mbesin komunikime të brendshme”, ka shkruar Murtezaj.

Sipas tij, është e pakuptimtë një garë se kush e solli njohjen.

“Na kujtohen shumë raste kur nga ‘protagonistë’ dhe ‘mendjelehtë’, janë thënë me emër, shtetet që do të na njohin brenda ditësh, javësh etj. Në ndërkohë ndërhyrjet janë bërë, kontekstet kanë ndryshuar, njohjet nuk kanë ngjarë dhe nuk janë formalizuar. Një individ mund të këtë ndikim në njohje, por Kosova për fat të keq nuk ka ndonjë individ aq të fuqishëm ose me reputacion ndikues të asaj përmase”, ka shkruar ai


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago