KRYESORE

Zyrtari i NATO-s në Beograd: Ne nuk e armatosim FSK-në, atë e bën një vend tjetër dhe ka të drejtë

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, gjenerali Giampiero Romano, tha sot se NATO-ja nuk ka asnjë lidhje me shitje të armëve për Kosova. Ai tha po ashtu se Aleanca nuk i përkrah Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Romano këto komente i bëri në përgjigje të pyetjes së një gazetari rreth asaj se në çfarë mënyre mund të armatoset Kosova, raportojnë mediat serbe.

Gjenerali italian tha se edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nuk e mbështet shndërrimin e FSK-së në ushtri, teksa shtoi se e mbështet këtë qëndrim dhe deklaroi se “Aleanca nuk ka të bëjë fare me shitjen e paralajmëruar të raketave antitank Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën”.

“Kjo nuk bëhet nga NATO, por nga një vend tjetër, i cili ka të drejtë ta bëjë këtë”, tha Romano pas një debati publik mbi konceptin e neutralitetit ushtarak dhe marrëdhëniet midis Serbisë dhe NATO-s në Beograd.

Ai shtoi se në anën tjetër duhet theksuar edhe se KFOR-i në territorin e Kosovës i përmbahet mandatit të tij, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se mban qëndrim të paanshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago