Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë disa fjalë për ftesat e fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-komandatëve të UÇK’së.
Sot i ka ardhur ftesa nga kjo Gjykatë edhe Rexhep Selimit, deputetit të VV’së, në cilësinë e të dyshuarit.
Zaimi ka thënë se shqiptarët që votuan për krijimin e kësaj gjykatë duhet të turpërohen.
“Turp për ata shqiptarë që e çuan vetë UÇK-në në gjyq ndërkombëtar përballë akuzave të poshtra e dosjeve të stisura në Serbi”, thotë ai.
Tutje ai shton se si subjekt, VV i përkrah me respekt të gjithë ish-luftëtarët që luftuan trimërisht për çlirim si dhe nuk turpëruan UÇK’në as në paqe.
“Gjithnjë përkrahim me respekt ata si Rexhep Selimi, që luftuan trimërisht për çlirim, nuk e turpëruan UÇK-në në paqe, e që tash përballen me valën e re të antishqiptarizmës”, thotë Zaimi.