Zyrtari që u bë shkas që Kurti të vetizolohej rezulton negativ, kryeministri nesër del në zyrë

Shoferi i Ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Rekas ka rezultuar negativ në testimin e parë për coronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

“Po mund të ju konfirmoj se zyrtari i Ministrisë së Integrimeve ka rezultuar negativ me coronavirus, pra ai nuk është infektuar”, ka thënë Kryeziu për Reporteri.net.

Ai ka thënë se nga nesër kryeministri Kurti rifillon punën në zyrë.

“Që nga dita e nesërme do ta rifillojmë punën në zyret tona, duke pasur kujdes të shtuar për mënyrën se si ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe vëmendje për higjienën tonë me qëllim të respektimit të udhëzimeve të institucineve shëndetësore”, ka deklaruar Kryeziu.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti dhe ministri Reka janë vetizoluar. Në vetizolim janë edhe kabinetet e dy palëve pasi të njëjtit kanë pasur kontakt me shoferin që ka dalë pozitiv.