Ai shtoi se “vrasësi i mijëra familjeve të Mariupolit, është kthyer të krenohet me rrënojat e shkaktuar në qytetin e varreve”.

Kujtojmë që Putin mbrëmë qëndroi në Krimenë e aneksuar për të festuar 9-vjetorin e aneksimit, ndërsa sot ishte në qytetin tjetër të Ukrainës – Mariupol që u bë ‘simbol’ i tmerrit dhe krimeve të papara ruse që nga fillimi i luftës.