Kandidatja e LDK-së për deputete, Melihate Tërmkolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, kritikuar liderin e VV-së.
Ajo shkruan se, “ende pa filluar detyrën e pretenduar të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti bëri dy deklarata krejtësisht të gabuara”.
Sipas Tërmkollit, ekziston një rrezik i madh në këtë mes që Kurti i joshur nga “ëndrrat” për bashkim kombëtar të pranojë çmimin më të lartë në dëm të Kosovës.
Ja shkrimi i gjatë i Termkollit:
“dur” Albin, “dur”
Ende pa filluar detyrën e pretenduar të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti bëri dy deklarata krejtësisht të gabuara. Nga takimi me Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama, ai deklaroi se “Republika e Shqipërisë nuk është për shkëmbim territorial “ dhe së dyti se “minishengeni” ballkanik, Serbi-Shqipëri-Maqedonia e Veriut qenka veҁ një ide pa ndonjë efekt dhe jo një projekt serioz.
Është e drejtë e secilit të takohet me kryeministrin e Shqipërisë apo me këdo qoftë por si kryeministër në ardhje i Kosovës, një takim mbi katër orësh, në terrin e natës, në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, si bartës i idesë dhe projektit për shkëmbim të territoreve mes Kosovës e Serbisë e që ishte arësye për një “distancë” bukur të gjatë mes tyre, është më tepër se shqetësues.
Nuk e tha Edi Rama se është kundër shkëmbimeve territoriale mes Kosovës e Serbisë. Po të ishte se Edi Rama paska hequr dorë nga ky projekt, u dasht të dalin që të dy para medieve dhe ai vetë ta deklarojë këtë në mënyrë decidive. Por kjo nuk ndodhi. Albini e “fshehu’ qëndrimin e Ramës, madje e “shfajësoi” atë. Rrjedhimisht, pse Albini nuk u takua fillimisht me Presidentin Thaҁi, cili është dallimi në këtë mes?!
Nuk mund të quhet kjo kurthë e Edi Ramës për Albinin, sepse edhe ai dhe gjithë bota i ka të njohura qëndrimet dhe veprimet e Edi Ramës në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Janë të njohura poashtu qëndrimet e Albin Kurtit.
Ekziston një rrezik i madh në këtë mes që Albini i joshur nga “ëndërrat” për bashkim kombëtar të pranojë ҁmimin më të lartë në dëm të Kosovës, ndarjen e saj edhe përtej ideve aktuale për “korrigjim” të kufijve. Me gjasë të gjithë “po harrojnë” se pretendimet e Serbisë shkojnë deri në Durrës.
Takimi me shtetasin rus, mikun e Putinit, aktorin francez, Gerard Depardieu, e bënë tablonë edhe më të plotë. Mund të jetë krejt rastësi!
Së dyti, është për tu habitur me ҁfarë lehtësie e kaloi Albini ҁështjen e “minishengenit” ballkanik e cila nuk është e ndarë nga ajo e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës. Përjashtimi i Kosovës dhe Malit të Zi në vend të përjashtimit të Serbisë nga kjo ide dhe iniciativë e mëhershme dhe pranimi i tendencave të vazhdueshme të Edi Ramës, se është ai që flet e merr vendime në emër edhe të Kosovës, e bënë Albinin një vasal ende pa filluar punën.
Për bashkim kombëtar flasim e bëjmë pas njohjes së Kosovës shtet i pavarur edhe nga Serbia edhe nga të tjerët që ende nuk na kanë njohur.
Albini, si kryetar i LVV mund të takohet me kë të dojë dhe të shpërfaqë gjithë idetë e qëndrimet e tij politike. Si pretendent kryeministër i Kosovës, në këtë rast por edhe në raste tjera secili zyrtarw i lartë shtetëror bartë përgjegjësi për politika shtetërore.
Sa për kujtesë: Ramush Haradinaj u bë kryeministër i Kosovës nga koalicioni PAN si kundërshtar i madh i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Puna e parë që bëri si kryeministër ishte miratimi i kësaj marrëveshjeje!
Projektet dhe punët e dëmshme për vendin nuk janë të tilla për shkak të emrave që i bartin ato projekte por për shkak të përmbajtjes së dëmshme që kanë për interesat e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…