Pas gastronomeve edhe Oda Ekonomike e Kosovës, ka kundërshtuar masat e reja të paralajmëruara kundër COVID-19.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi përmes një statusi në Facebook ka thënë se ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje.
“Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale. Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papërgjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistencës në menaxhimin e pandemisë”, ka shkruar ai.
Ai thotë se kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata që nuk po vaksinohen.