POLITIKE

Zv.Sekretarja e NATO-s: Pretendimet për largimin e trupave amerikane nga KFOR-i dolën të jenë të rreme

Zëvendës Sekretarja e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka folur edhe për shqetësimet dhe disa informata që kanë qarkulluar rreth mundësisë që SHBA të tërheq trupat e saj nga misioni i KFOR-it në Kosovë, raporton Express.

Shekerinska ka thënë se këto informacione kanë dalë të jenë të rreme dhe se NATO është e përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë.

“Ka pasur pretendime të tilla që rezultuan të rreme. Është e rëndësishme që Aleanca ka treguar përkushtimin e saj ndaj misionit, dhe aleatët kanë dërguar së fundi më shumë trupa. Askush nuk duhet të dyshojë në përkushtimin dhe vendosmërinë e Aleancës”, ka deklaruar ajo për Kosovo Online, trasnmeton Express.

Shekerinska ka deklaruar tutje se Alenaca Veriatlantike është e përkushtuar për një paqe afatgjate në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kohët e fundit vizituam KFOR-in, Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, unë vetë dhe të gjithë Këshilltarët e Atlantikut të Veriut, gjë që është një tregues i qartë i përkushtimit dhe interesit të Aleancës për të mbështetur më tej dialogun, një zgjidhje paqësore dhe stabilitetin rajonal”, shton tutje ajo.

Shekerinska ka potencuar se NATO mbetet e përkushtuar edhe ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe thotë se roli i Aleancës dhe KFOR-it është që të bind të gjithë se zgjidhja mund të vijë vetëm nga dialogu politik.

“Ne kemi qenë të përkushtuar ndaj rajonit gjatë dekadave të fundit, dhe pikërisht për shkak të çështjes së dialogut, unë u takova me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë për të diskutuar fushat ku NATO dhe BE mund të bashkëpunojnë edhe më mirë. Roli ynë është shumë i qartë, ne kemi misionin më të madh dhe më të gjatë në kohë – KFOR-in, i cili duhet të bindë të gjithë se vetëm dialogu politik mund të kontribuojë në një zgjidhje reale të problemit dhe stabilitet politik për të gjithë.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago