POLITIKE

​Shqipëria nuk lejon veto për hyrje të Kosovës në Konventën e Bashkëpunimit Policor të Evropës Juglindore

Shqipëria mbështet aderimin e Kosovës në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore.

Zëvendësministri i Brendshëm shqiptar, Besfort Lamallari mori pjesë në Komitetin e Ministrave të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore, në Vjenë të Austrisë.

Në diskutimet lidhur me klauzolën e aderimit, pati propozime për ta ndryshuar atë, ndërkohë që zv.ministri Lamallari shprehu rezerva në mënyrë që mos t’i mbyllet dera Kosovës në të ardhmen përmes sistemit të pranimit unanim të aplikimeve të vendeve të tjera.

“Ndërsa ekzistojnë përkufizime mbivendosëse dhe të paqarta se ku fillon ose mbaron Evropa Juglindore, Ballkani Perëndimor është padyshim në zemër të kësaj hapësire gjeografike”, theksoi ai.

“Me aderimin e vendeve të reja në Konventë dhe ratifikimin e Marrëveshjes për shkëmbimin automatik të profileve të ADN-së, të dhënave daktiloskopike dhe automjeteve, Ballkani Perëndimor do të jetë padyshim më i sigurt përballë formave të larmishme të krimeve ndërkufitare dhe grupeve kriminale heterogjene që veprojnë pa barriera në rajonin tonë”, tha Lamallari.

“Duke marrë të mirëqenë një mirëkuptim dhe marrëveshje të përbashkët për nevojën për të avancuar dhe forcuar më tej bashkëpunimin policor në këtë rajon, Republika e Shqipërisë do të ishte e gatshme të diskutonte një klauzolë të pranimit të bazuar në pëlqim, por duke bërë referencë të veçantë për vendet që nuk përfshihen në këtë rajon”, theksoi ai./ATSH/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago