Në vazhdën e përgatitjeve për ngritjen e aftësive planifikuese taktike, ushtarakët amerikanë realizuan trajnimin për oficerët dhe nënoficerët e Regjimenti i Parë i Këmbësorisë rreth Procesit të Vendim-Marrjes Ushtarake, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Ai në një postim në Facebook bën të ditur se ky trajnim ishte i fokusuar edhe në këmbimin e përvojave mes ushtarakëve tanë dhe atyre amerikan.
“Aktiviteti i paraprinë Ushtrimit në Vendkomandë, të cilin Regjimenti i Parë planifikon ta realizoj në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes me qëllim të testimit të aftësive planifikuese.
Ushtrimi në Vendkomandë dhe ushtrimet tjera të planifikuara për vitin 2022 do të ndihmojnë Regjimentin e Parë të Këmbësorisë në rrugëtimin drejtë validimit të aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale në Stërvitjen më të madhe të forcave amerikane në Evropë “DEFENDER- Europe’23”, shkruan Mehaj.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…