Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran.
IDF njoftoi se ndërmori një tjetër aksion ndaj vendeve strategjike të Teheranit, kryesisht infrastrukturën iraniane të naftës.
Sipas zyrtarëve izraelitë janë goditur disa shënjestra, ndërsa video të shumta u postuan në mediat sociale.
Me sa duket, kjo është hera e parë që nga fillimi i luftës aktuale që Izraeli ka goditur infrastrukturën kombëtare në Iran.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit raportuan së fundmi se kishin nisur një valë të re sulmesh kundër infrastrukturës së regjimit iranian në kryeqytet, dhe më shumë detaje priten më vonë.
Irani u përgjigj sot duke goditur sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe e kryesisht në Dubai. Zyra e Shtypit në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe tha se mbeturinat e një sulmi ajror goditën një automjet në zonën e Barshas, duke vrarë një “shofer aziatik”.
Kjo e çon në katër numrin e të vdekurve në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga fillimi i luftës.
Autoritetet kanë thënë se të gjithë ishin të huaj.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…