KRYESORE

1 javë breshëri dronësh e raketash mbi Ukrainë, i kushtuan Putinit 1.3 miliardë dollarë

Kievi ishte mbrëmjen e së mërkurës objektiv i sulmit të tretë masiv në vetëm katër ditë nga ushtria ruse, me autoritetet që thanë se pjesë të dronëve rusë kanë plagosur tre persona dhe kanë shkaktuar dëme në ndërtesa.

Sipas shefit ushtarak të qytetit, Serhiy Popko, mbrojtja ajrore e Kievit rrëzoi më shumë se 10 dronë rusë, ndërsa kryebashkiaku Vitali Klitschko, raportoi se apartamentet në lagjen Holosiivskyi u dëmtuan.

Por sa i ka kushtuar Moskës vala e sulmit mbi Ukrainë gjatë kësaj jave?

Sipas përllogaritjeve nga një raport i Forbes Ukraine dhe Ekonmichna Pravda breshëria e raketave dhe dronëve që është lëshuar i ka kushtuar Moskës 1.3 miliardë dollarë, raporton A2.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, James Kariuki zbuloi shifrën teksa komentote një nga sulmet më të mëdha ajrore gjatë luftës që Rusia nisi prej të hënës, me dronë dhe raketa të lëshuara në më shumë se gjysmën e rajoneve të Ukrainës.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kariuki tha se sulmet përfaqësojnë “prova të vazhdueshme” se Rusia synon qëllimisht goditjen e infrastrukturës civile të energjisë.

“Pasoja e llogaritjes së gabuar të Putinit për popullin rus është gjithnjë e më e dukshme”, shtoi Kariuki.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago