KRYESORE

1 vit nga protesta, studentët: Asgjë nuk ndryshoi, paratë për dieta e karburant

Një vit pas protestës në universitete, asgjë nuk ka ndryshuar për studentët. Të rinjtë e Qëndresës Qytetare, denoncojnë dështimin e politikave për përmirësimin e kushteve.

Përmes një monitorimi të kryer rezultoi se universitetet publike shpenzojnë mijëra euro për dieta, shpërblime, karburant makinë dhe thuajse zero lekë për kërkimin shkencor.

Studentët kërkojnë transparencë për fondet, ndërsa i kërkojnë SPAK-ut ta nisë punën nga zyrtarët e universiteteve.

“Realiteti është se asgjë nuk ka ndryshuar, janë po të njëjtat shpenzime. Shifrat vazhdojnë të fryhen”.

“Studentët e universiteteve tona nuk kanë printera dhe fotokopje, por nga ana tjetër stafet dhe administratat e universiteteve kanë shpërblyer veten me 1 mln euro. Institucionet e reja ta nisin me universitetet”, tha Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare.

Për analistin Afrim Krasniqi problemi në universitete vjen nga ligji i arsimit të lartë.

“Universitetet janë bërë si gjimanzet, studentët mbarojnë mësimin dhe shkojnë në shtëpi. Nuk ka kërkim shkencor, nuk ka punë shkencore për shkak të ligjit të arsimit të lartë”, tha Krasniqi.

Sipas monitorimit të kryer, doli se 6 nga 7 universitete kanë shpenzuar zero lekë për shkencën dhe rreth 2 milionë euro për sigurinë e godinave, pasuri dhe kamera. Universiteti Politeknik i Tiranës kryeson me më shumë shpenzime të personelit dhe administratës, ku vetëm në 8 muaj ka paguar 100.000 euro dieta, 70.000 euro karburant dhe rreth 160.000 euro shpërblime dhe honorarë për stafin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

15 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

4 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

8 orë ago