LAJME

10-15 mijë euro rrogë/ Kush janë profesionet e reja më të paguara në Shqipëri

Ka 7 vite që punon nga shtëpia. Valbonës I duhet vetëm një laptop dhe mund të punojë në çdo kompani në botë.

“Punon kur të duash, mund të punosh natën, të zgjohesh herët në mëngjes, kur flasim për financat, jetojmë në Shqipëri por kemi akses te klientë të huaj dhe kanë një tjetër standard. Zhvillimi i web, mund të shkojnë të paktën nga 1000 euro, sa më shumë klientë aq më shumë të ardhura”- tha Valbona Brahaj, specialiste marketingu.

Ka punuar në call centre, si Software Development me kohë të plotë, por asnjë nga këto nuk i siguroi të ardhurat që fiton nga puna online.

“Vura re se duke u marrë me këtë gjë, siguroja më shumë të ardhura sesa puna 8 orarëshe”- shprehet Brahaj.

Jo vetëm Valbona por dhe shumë të rinj, po preferojnë të investojnë studimet e tyre në fushën e teknologjisë.

“Po ti referohemi 10 vjeçarit të ardhshëm, gjithmonë janë në krye pozicionet që kanë të bëjnë me pjesën e zhvillimeve programimeve, një trend ka dhe pjesa e specialistëve dhe ekspertëve të sigurisë kibernetike”- tha Eranda Ymerali, eksperte punësimi.

Ekspertët e punësimit, thonë se pandemia, ndryshoi preferencat në tregun e punës edhe përsa i përket të ardhurave.

“90% e kërkesave janë për IT. Ka një lëvizje brenda tregut të lartë, ka kërkesa si për Shqipëri dhe jashtë. Duke qenë se ka kërkesa dhe pagesat janë konkurruese. Mosha e të punësuarve është realivisht e re. Variojnë nga 1500 euro deri në 10-15 mijë euro.”- shtoi ajo.

Më pak punë dhe më shumë para, e ardhmja i përket teknologjisë. Të rinjtë, po shfrytëzojnë mundësitë. Sipas të dhënave të INSTAT në Shqipëri, sektori bankar është më i paguari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

5 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

8 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

19 orë ago