POLITIKE

10 mendimtarët kryesorë të botës, Lea Ypi para Elon Musk

Revista mujore britanike “Prospect” publikoi të enjten e 8 shtatorit listën përfundimtare të “mendimtarëve kryesorë të botës”.

Shqipëria përfaqësohej denjësisht në këtë votim nga mendimtarja Lea Ypi.

Teoricienia politike u rendit ndër 10 mendimtarët kryesorë në rang global.

Kjo, duke lënë pas një figurë të shquar si sipërmarrësi i diskutueshëm amerikan Elon Musk.

‘Prospect’ ka një diapazon me interes të përgjithshëm, e specializuar në politikë, ekonomi dhe aktualitet.

Zakonisht, temat e mbuluara prej saj përfshijnë politikën britanike, evropiane dhe amerikane, çështjet sociale, artin, letërsinë, kinemanë, shkencën, median, historinë, filozofinë dhe psikologjinë.

Ypi u votua nga një listë me 50 mendimtarë kryesorë, ku mes tyre renditeshin edhe filozofë, aktivistë, shkrimtarë apo profesorë.

Libri i saj “Të lirë – Të rritesh në fund të historisë” bëri xhiron e botës duke lëvruar në ballinat e “The Guardian”, “The Times” apo “Financial Times”.

Lea Ypi është profesoreshë e Filozofisë Politike në “London School of Economics” (LSE) dhe profesoreshë e asociuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë.

Ajo është autore e disa veprave, shkrimeve, analizave, prej të cilave më të njohurat janë “Arkitektonika e Arsye së Pastër: Qëllimësia dhe Uniteti Sistematik në Kritikën e Arsyes së Kulluar të Kantit”, “Drejtësia Globale dhe Veprimi Politik Avant-Gard”, dhe bashkëautore me Jonathan White në veprën “Kuptimi i Partizanitetit”.

Lista

Lexuesit zgjodhën filozofen Kathleen Stock si fituese dhe me një diferencë të konsiderueshme, sipas ‘Prospect’.

Vitin e kaluar ajo u dorëhoq nga Universiteti i Sussex-it pas protestave të aktivistëve për pozicionin e saj kritik gjinor, duke e kthyer atë në një emblemë për lirinë e fjalës.

Më tej në listë është Caroline Criado Perez, një feministe që ka analizuar me detaje të pakundërshtueshme se si jetojmë në një botë të ndërtuar për burra.

Pak sipër saj është aktivisti kundër varfërisë Darren McGarvey, i cili mundi kolegun e tij të nominuar Kendrick Lamar për t’u bërë rapper-i i parë që u shfaq në top 10-she.

Libri i ri i McGarvey, “Distanca sociale mes nesh”, kritikon njerëzit që drejtojnë vendin se kanë pak ndërgjegjësim për fundin e shkallës sociale.

Alaa Abdel Fattah dhe Anand Teltumbde janë të dy të burgosur të ndërgjegjes.

Abdel Fattah është një britaniko-egjiptian i cili ishte i përfshirë në kryengritjet e vitit 2011 në Kajro.

Që prej asaj kohe ka qenë shumë kritik ndaj regjimit autokratik të Abdel Fattah El-Sisit.

Ai u burgos në dhjetor nën akuzën e “transmetimit të lajmeve të rreme”.

Teltumbde, ndërkohë, është një aktivist dhe mendimtar i respektuar për të drejtat nga India, i cili ka kritikuar ideologjinë nacionaliste hindu të qeverisë së tij.

Dy konflikte të ndryshme politike historike kanë marrë një rezonancë të re me ngjarjet aktuale.

Lisa McGee shkroi komedinë “Derry Girls” (Vajzat e Derry-t), për adoleshentët që u rritën gjatë trazirave në Irlandën e Veriut.

Duke parë nga e ardhmja, filozofi William MacAskill argumenton në një vepër të ardhshme se ne kemi një detyrim moral të shikojmë nga e ardhmja nëse duam të shpëtojmë veten nga katastrofa mjedisore.

Zgjidhja e një tjetër mendimtari, Elon Musk, është e thjeshtë: kolonizoni Marsin dhe përdorni burimet e tij për të fuqizuar stilin tonë të jetesës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

31 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

33 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago