BOTA

10 mijë në shesh pro Imamoglus, incidente dhe gaz lotsjellës në protestën e Stambollit

Mijëra qytetarë u mblodhën për të dytën natë radhazi përpara bashkisë së Stambollit, duke protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem İmamoğlu, një figurë kryesore e opozitës dhe rival i mundshëm i presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Imamoğlu u ndalua gjatë një bastisjeje në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me organizata terroriste, në kuadër të një goditjeje më të gjerë ndaj liderëve të opozitës.

Por, studentë dhe qytetarë nga çdo cep i Stambollit janë mbledhur jashtë bashkisë, duke shprehur mbështetjen e tyre, ndërsa tubimi është shoqëruar me incidente, pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Në mobilizim marrin pjesë të rinj nga rryma të ndryshme politike. Të pranishëm janë mbështetës të CHP-së Kemaliste, por edhe anëtarë të organizatave të majta, si dhe një delegacion kurdësh, ndërsa numri total përllogaritet në rreth 10,000 studentë.

Sakaq në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e para të Ekrem Imamoglut pas arrestimit. Në video, kryetari i bashkisë së Stambollit shihet duke dalë nga gjykata dhe duke përshëndetur turmën, duke u përpjekur të ruajë qetësinë e tij.

Imamoglu u arrestua dje nga shteti turk me akuza përfshirë ryshfet dhe ndihmë të një grupi terrorist, një hap që partia kryesore opozitare e kritikoi si një “tentativë grusht shteti” kundër rivalit të mundshëm të Erdogan për Presidencën.

Në të njëjtën kohë, shteti turk konfiskoi kompaninë e tij të ndërtimit, siç njoftoi Prokuroria e Stambollit.

Në një deklaratë, mbrëmë vonë, zyra e prokurorit tha se kontrolli i kompanisë së ndërtimit të Imamoglu ishte transferuar në gjykatën penale, bazuar në raportet e hetimit të krimit ekonomik.

Në total, policia turke arrestoi 100 persona, mes të cilëve politikanë, gazetarë dhe biznesmenë, ndërsa Imamoglu reagoi në rrjetet sociale duke thënë se “vullneti i popullit nuk mund të ndalet”.

Ndërkohë, kompania Netblocks me bazë në Mbretërinë e Bashkuar pretendoi dje se Turqia ka kufizuar ashpër aksesin në faqet e rrjeteve sociale si X, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Për pjesën më të madhe të shtypit ndërkombëtar, arrestimi i Imamoglu vjen si pjesë e një goditjeje të madhe mbarëkombëtare në muajt e fundit, duke synuar politikanët e opozitës, bashkitë, gazetarët dhe figurat e industrisë së argëtimit.

Sipas Reuters, “pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, shqetësimet për zhvendosjen e Turqisë drejt autoritarizmit u shprehën në mediat sociale, me disa që bënë thirrje për një bojkot të opozitës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke argumentuar se një votim i drejtë dhe demokratik nuk është më i mundur”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago