10-vjeçari hero u hodh nga kati i pestë dhe shpëtoi, Rama: Do të marr në shtëpinë time! 7-vjeçari i bën dhuratë, kryeministri përlotet

Në spitalin e Traumës në Tiranë mes personave që janë shtruar të lënduar si pasojë e tërmetit janë edhe dy fëmijë 7 dhe 10 -vjeç, Aurel Lala dhe Alesio Cakoni.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/531829897662069/

Dy fëmijët sipas ministres së Shëndetësisë kishin kërkuar që t’i vizitonte kryeministri dhe Rama nuk nguroi që të shkonte për t’u lehtësuar dhimbjen nga trauma që përjetuan edhe pse ende nuk e dinë se kanë humbur njerëzit e tyre të afërt. Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën.

10-vjeçari sipas dajës së tij, u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë. Ndërsa Aurel Lala ka humbur motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin. Rama u shpreh se “Dy fëmijët do të vijnë në shtëpinë time nëse nuk kanë të shkojë. Brenda mesit të dhjetorit do ketë shtëpi për të gjithë”. Historitë kanë tronditur kryeministrin që u përlot në momentin që doli nga spitali.

‘Pashë vdekjen me sy’! Banori në lot para Bashës: Plasi uji si vullkan, kalamajtë i kam te psikologu
Biseda e kryeministrit Edi Rama me Aurel Lalën
Aurel Lala: Kam shembje te krahu dhe nofulla
Edi Rama: Ti më kërkoje mua, po përse me doje?
Aurel Lala: Doja të shikoja nga afër
Edi Rama: Si të dukem nga afër? Si gogol?
Aurel Lala: Jo!
Edi Rama: Ku ka tërmet që të mposht ty, ti je si pallat. Loz basketboll ti?
Aurel Lala: Po! Basketbolli dhe futbolli, por për futbollin e kam topin
Edi Rama: Më thanë se është një cun që të kërkon, nuk del nga spitali po nuk erdhi Edi Rama, do të rrish edhe nesër në spital.
Babai: Ky është tifoz i Juventusit.
Aurel Lala i bën dhuratë kryeministrit një çokollatë
Edi Rama: Rrofsh, do ta takohemi sërish bashkë. Por Facebook-un do ta mbyll. Ti nuk duhet të merresh me Facebook se e bën njeriun budalla, ishalla shpëtoj unë. Ti duhet libra dhe sport. Këtë (cokollatën) do ta mbaj kujtim në kryeministri prej teje, kur të vish do ta shikosh.