LAJME

“Të dal unë, ty të nxjerrim me lekët që kemi”: Zbulohet biseda mes pastrueses dhe djalit pas arrestimit

Rozeta Dobi është arrestuar bashkë me djalin e saj Havier Dobi pasi kanë vjedhur më shumë se 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, drejtoreshë e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në Shqipëri.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se si pastruesja së bashku me të birin kanë treguar se ku i kanë fshehur paratë e vjedhura. Ai thotë se pastruesja ka vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës, te VIP-at por edhe njerëz të thjeshtë.

“Minimalisht Spartak Dobi duhet të merret si deklarues aty, dhe pastaj pse jo të hetohet. Në shtëpi përveç parave dhe florinjve duhet të ketë dhe sende të tjera. Të gjitha këto duhet të ekspozohen. Ata mund të dënohen 3 deri në 15 vjet. Nga deklarimet që janë marrë dhe çfarë është fiksuar nga teknikat e përgjimit, nëna i thotë djalit rri ti në burg se do dal unë. Aty kanë filluar dyshimet sepse djali i thotë nënës rri ti se me aq sa kemi ne andej ta mbyllë dhe ty punën. Këtu është kuptuar se ka më shumë para se nga ato që janë gjetur. Përgjimi ka vijuar më pas, ku i thotë se paratë i kemi në shtëpi lart. Kjo e ka çuar policinë që të kontrollonte atje shtëpinë. Këto kanë qenë indiciet që e kanë çuar policinë atje,” tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago