FOTO&VIDEO

100 euro sivjet janë 45 për qind më pak se vjet

Kushdo që shkon me 100 euro në dyqan do ta vërejë dukshëm efektin e inflacionit.

Krahas shtrenjtimit të shportës bazike për konsumatorë, norma vjetore e inflacionit për muajin maj, sipas Agjencisë së Statistikave, ka shkuar në 12.5%.

Kjo situatë e ka alarmuar opozitën. Madje LDK-ja do të propozojë rezolutë dhe debat parlamentar që mbahet javën e ardhshme, njofton Klan Kosova.

Këto ide po i kundërshton pushteti, që thotë se këto masa do t’i trashnin vetëm fitimet e bizneseve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, paralajmëroi diçka tjetër.

“Po punojmë për një vendim që cakton çmim tavan dhe marzhë maksimale të fitimit, sepse në situata të tilla të jashtëzakonshme, është e domosdoshme që qeveria të ndërhyjë në treg për të stabilizuar çmimet”, shkroi Murati në Facebook.

Kurse ekonomisti Medain Hashani sugjeron heqje dorë nga investimet kapitale për një kohë, duke e rishikuar buxhetin dhe duke e koncentruar atë në subvencione.

Inflacioni i majit ishte me i larti që nga korriku i 2008-ës, kur norma kishte shkuar në 14.1%.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

51 minuta ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago