Samet Mata, 18 vjeç aplikoi për azil në Britanine e Madhe por kërkesa e tij u refuzua nga Zyra e Emigracionit. Megjithatë, shumë qytetarë të Bristol janë ngritur në këmbë për ta kundërshtuar vendimin. Ata i kanë nisur një peticion qeverisë britanike ku kërkojnë vendimin e dëbimit. Peticioni u firmos nga 11 mijë qytetarë të Bristol.
Në këtë fushatë u bashkua edhe aktori Joe Sims. Ai i kërkoi qytetarëve të firmosin peticionin dhe të bindur qeverinë të ndërrojë mendje.
“Ai meriton të realizojë ëndrrën e tij, të qëndrojë këtu për tu bërë marangoz”, – tha Sims.
Samet Mata që kishte kaluar kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni, po kërcënohet tani me dëbim vetëm disa javë pas ditëlindjes së tij të 18-të.
Jeta e Samet në Shqipëri ishte e vështirë. Ai deri 11 vjeç ishte i detyruar të lypte në rrugë dhe në moshën 15 vjecare ishte bashkuar me të atin në Bruksel, një shpërndarës droge dhe trafikant.
Ai arriti të shpëtojë nga kthetrat e të atit në Belgjikë dhe shijoi lirinë për herë të parë pasi mbërriti me kamion në Bristol, gati tre vjet më parë. Pas gjashtë muajsh që kaloi në një strehimore për fëmijët, ai u dërgua të jetonte me John Stokes, një kujdestar i besueshëm lokal i cili, për gati 30 vjet, ka mbështetur gati 80 fëmijë me probleme dhune dhe abuzimi.