Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi sot gjashtë raste të reja me koronavirus në Shqipëri, pesë prej të cilave janë në qytetin e Tiranës.
Kështu, Tirana numëron 55 nga 76 rastet pozitive me koronavirus në Shqipëri duke u kthyer kështu kryeqendra e infeksionit në vend.
Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan gjithashtu pesë raste të reja në Tiranë duke e çuar numrin e të prekurve në 11 vetëm gjatë dy ditëve të fundit.
Pesë rastet e fundit të konfirmuar në kryeqytet janë prej kontakteve me persona të infektuar.
Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.
Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:
• Tiranë 55 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë
Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar.
4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike