Është zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka reaguar pas kritikave dhe sulmeve të presidentit Hashim Thaçi në drejtim të kryediplomatit sllovak, Miroslav Lajçak, i cili pritet edhe të emërohet si emisar i BE’së për negociatat e paqes Kosovë-Serbi.
Stano nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se është i befasuar të shoh një reagim të tillë të pasakt të presidentit Thaçi, duke qenë se procedurat për emërimin e Miroslav Lajçak janë duke vazhduar dhe se ende nuk ka një vendim final.
“I suprizuar të shoh një qëndrim të tillë të pa sakt. Procedurat brenda BE-së janë duke vazhduar, nuk është marrë ende asnjë vendim. Asnjë përzgjedhje s’është bërë apo publikuar. FIllimisht procesi duhet të kompletohet, dhe do të tregojmë pastaj zyrtarisht”, ka shkruar Stano në reagimin ndaj presidentit Hashim Thaçi në Twitter.
Kujtojmë se dje Thaçi kishte përgëzuar Miroslav Lajçakun për marrjen e postit të emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ndërkohë i kishte thënë se misioni i tij do të jetë i destinuar për të dështuar.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…