Perëndimi fortifikon rezistencën e Ukrainës ndaj Rusisë. Qeveria e Uashingtonit në bashkëpunim me atë të Berlinit, autorizuan dërgimin e kombinuar të një totali prej 80 tankesh gjermane “Leopard” dhe 31 tanke amerikane “Abram”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shpejgoi se këto ndihma për Kievin nuk duhet të lexohen si një kërcënim apo ofensivë kundër Rusisë.
“Shtetet e Bashkuara kanë punuar hap pas hapi me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën për t’u siguruar që populli ukrainas është në pozicionin më të fortë të mundshëm për të mbrojtur kombin dhe familjet e tyre kundër agresionit vërtet brutal të Rusisë. Diçka të ngjashme nuk e kam parë për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe Europa janë plotësisht të bashkuara”, tha Biden.
Megjithatë, do të duhen muaj që këto tanke të fuqishme të arrijnë në Ukrainë, ndërsa edhe shtete të tjera perëndimore nuk po i kursejnë ndihmat ushtarake për të garantuar fitoren e Kievit. Në këtë paketë të re ndihme, përfshihet edhe trajnimi i ushtarëve ukrainas. Kievi reagoi me falenderime të shumta drejtuar Uashingtonit, Berlinit dhe të gjitha shteteve kontribuuese.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt fitores dhe çlirimit të vendit. Sakaq, kjo ka shërbyer edhe si frymëzim për forcat ukrainase, me inteligjencën e ministrisë së mbrojtjes që konfirmoi se Kremlini gjendet në rrezen e veprimit të mjeteve ushtarake të saj. Madje pretendon se për këtë motiv, Moska ka nisur të vendosë në lëvizje sistemet e mbrojtjes ajrore. Gjithashtu për herë të parë, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, një zyrtar ukrainas la të kuptohet se Kievi ka kryer sulme në territorin e Rusisë.
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…