15-vjeçarja kosovare bëhet nënë, foshnja është në gjendje të mirë

Një vajzë e mitur është bërë nënë në Kosovë gjatë kësaj jave. 15-vjeçarja ka sjellë në jetë foshnjën e gjinisë femërore pranë klinikës së Gjinekologjisë së QKUK’së. Gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës është stabile.

Detaje për gjendjen e tyre ka dhënë për Express, drejtori i klinikës së Neonatologjisë në QKUK-së, Xhevdet Gojnovci.

Ai ka deklaruar se gjendja shëndetësore e foshnjës dhe nënës është e mirë.

“Nëna ka lindur në moshën 15 vjeçare, në gjendje të mirë shëndetësore, është lindje normale, e gjinisë femër. Nëna ka vendosur të përkujdeset vet për foshnjën, se ka probleme me bashkëshoritn, dhe është liruar në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Gojonovci.