KRYESORE

Rama: Nga e hëna shërbimi për mbeturinat në Prishtinë do të rikthehet në normalitet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas kritikave të vazhdueshme që janë adresuar për çështjen e mbeturinave, ku ka hedhur akuza në drejtim të ndërmarrjes “Pastrimi”, që sipas tij përkundër miliona eurove të investuara ndër vite, shërbimi i kësaj ndërmarrjeje ka qenë i paqëndrueshëm dhe, është përdorur si instrument shantazhi për interesa të ngushta.

Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ekipet gjatë gjithë vikendit po vazhdojnë të jenë në terren për ta rikthyer situatën nën kontroll, ndërsa ka premton se nga dita e hënë, shërbimi do të rikthehet në normalitet.

“Fatkeqësisht, logjika e bllokadës dhe shantazhit është bërë mjet i politikbërjes, duke përfshirë edhe ndërmarrjen “Pastrimi”, e cila ka ndërprerë një shërbim jetik për qytetin. Por më lejoni t’ju them me bindje: epoka e sabotimeve dhe e keqpërdorimit të parasë publike merr fund tani, përfundimisht. Nga e hëna, e rikthejmë një shërbim të denjë dhe të qëndrueshëm për qytetarët tanë – ashtu siç e meritojnë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Po shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet alternative që kemi në dispozicion për të menaxhuar situatën me mbeturinat, e cila është shkaktuar nga ndërprerja e shërbimeve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Ky është kulmi i papërgjegjësisë institucionale dhe i një praktike të përsëritur të shantazhit.

Përkundër miliona eurove të investuara ndër vite, shërbimi i kësaj ndërmarrjeje ka qenë i paqëndrueshëm dhe, për fat të keq, është përdorur si instrument shantazhi për interesa të ngushta.

Si kryetar i Prishtinës, ju siguroj që qytetarët nuk do të penalizohen për shkak të kalkulimeve politike të askujt. Gjatë gjithë vikendit, ekipet tona alternative kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në terren, 24 orë, për të rikthyer situatën nën kontroll.

Që nga dita e hënë, shërbimi do të rikthehet në normalitet. Qytetarët e kryeqytetit as nuk duhet e as nuk meritojnë të përballen me situata të tilla që cënojnë shëndetin publik dhe dinjitetin qytetar, dhe ju siguroj që kjo nuk do të ndodhë më!

Po ashtu, më lejoni të jem i qartë: si kryetar i Prishtinës, nuk kam ardhur për tu bërë pjesë e pazareve politike. Nuk marr pjesë në takime të fshehta ku negociohen interesa personale, e as nuk bëj koalicione për të bllokuar apo siguruar favore politike. Qëndrimi im është i pandryshueshëm – gjithmonë në interes të qytetarëve.

Fatkeqësisht, logjika e bllokadës dhe shantazhit është bërë mjet i politikbërjes, duke përfshirë edhe ndërmarrjen “Pastrimi”, e cila ka ndërprerë një shërbim jetik për qytetin. Por më lejoni t’ju them me bindje: epoka e sabotimeve dhe e keqpërdorimit të parasë publike merr fund tani, përfundimisht.

Nga e hëna, e rikthejmë një shërbim të denjë dhe të qëndrueshëm për qytetarët tanë – ashtu siç e meritojnë.

Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin, dhe një falënderim i veçantë për të gjithë ju që keni telefonuar, ofruar ndihmë dhe jeni mobilizuar për të mbajtur pastërtinë e qytetit tonë, sepse e keni kuptuar tashmë skemën e sabotimeve që po bëhen në kurriz të qytetarëve!

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago