Gjykata Penale në Bazel të Zvicrës ka dënuar të hënën me 19 vjet burgim dhe dëbim nga vendi një kosovar 60-vjeçar, i cili u shpall fajtor për vrasjen e të resë, njofton “Nau.ch”.
Krimi ishte kryer në Pratteln në qershor të vitit 2020. Pas një sherri në mëngjesin e 20 qershorit të vitit 2020, kosovari kishte goditur me thikë për vdekje të renë 24-vjeçare.
Në banesë ai u arrestua, ndërsa kishte ende thikën në dorë. Sipas prokurorisë, ai ia kishte rrëfyer krimin një polici në vendin e ngjarjes. Prokuroria kishte shpjeguar gjithë historinë e ngjarjes.
Dy nga djemtë e të akuzuarit ishte dashur të martohen në Kosovë më 2015. Por, një nga lidhjet u prish pak kohë para se të bëhej martesa. Por, djalit iu gjet shpejt një grua e re dhe dy djemtë u martuan në të njëjtën kohë. Por, gruaja e re nuk kishte pasur njohur për fejesën e mëparshme të burrit të saj.
Një vit më vonë ajo lindi një djalë. Por, kishin nisur problemet në martesë e pati dhunë në familje.
Gruaja donte të ndahej, por vjehrri i saj kërkonte mënyra për ta mbajtur nipin në Zvicër. Donte që ta dëbonte atë në Kosovë.
Kishte shpërthyer një debat i afër më 20 qershor të vitit 2020, dhe kosovari goditi të renë disa herë me thikë në qafë, duke i shkaktuar plagë fatale.