Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën për frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka njoftuar kjo zyrë në një komunikatë për media.
Të pandehurit akuzohen për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Në një reagim lidhur me marrëveshjet, prokurorja e specializuar, Kimberly West ka thënë se arritja e marrëveshjes është “dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë”.
“Ne e bëmë këtë pas një shqyrtimi të kujdesshëm që mori parasysh, midis të tjerave, rëndësinë e pranimit të përgjegjësisë në këtë kontekst, përfitimet e arritjes së përmbylljes herët të çështjes në mënyrë të drejtë, dhe mendimet e viktimave”, ka thënë ajo, bëhet e ditur në komunikatë.
Seanca ku do të shqyrtohen marrëveshjet për pranimin e fajësisë do të mbahet nesër (e mërkurë, 18 dhjetor).
“Dy seancat e radhës të mërkurën, më 18 dhjetor 2024, do t’i përqendrohen në trajtimin e Marrëveshjes së Rishikuar për Pranimin e Fajësisë së Shalës, respektivisht Marrëveshjes së Rishikuar për Pranimin e Fajësisë së Januzit”, shkruhet në vendimin e nxjerrë më 13 dhjetor.
Në këtë shkresë gjyqësore thuhet se ata do të pyeten nëse i kanë diskutuar pranimin e fajësisë me mbrojtësit, lidhur me pranimin e elementeve që e përbëjnë marrëveshjen e lidhur me prokurorinë, nëse e kanë lidhur marrëveshjen me vullnet të lirë dhe pa kërcënim apo presion dhe se a e kuptojnë apo jo se me aprovimin e marrëveshjes gjykimi nuk vazhdon si gjykim i rregullt.
“Trupi gjykues do t’ia japë mundësinë z. Shala dhe z. Januzi, nëse dëshirojnë, që të japin deklarata lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajësisë, përfshirë këtu çështjen e fajësisë dhe dënimit”, thuhet në vendimin e trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia.
Gjyqi ndaj Shalës dhe Januzit, së bashku me Ismet Bahtijarin, ishte planifikuar të hapej më 14 nëntor 2024, por u shty me kërkesë të palëve në këtë çështje gjyqësore. Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkoheshin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi. Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023.
Në këtë vendim thuhet se edhe Bahtijari është marrë vesh me prokurorinë për ta pranuar fajësinë.
Megjithatë, trupi gjykues ka vlerësuar se ajo marrëveshje nuk i përmbush kriteret ligjore.
“Pa paragjykim mbi vendimin e ardhshëm të trupit gjykues të Dhomës së Apelit, nëse ZPS-ja ia lë çështjen Apelit, Trupi gjykues (v.j i Themelores) konstaton se në këtë fazë të procedurës, versioni i rishikuar i marrëveshjes, respektivisht, ndërmjet ZPS-së dhe z. Shala (Marrëveshjes së Rishikuar për Pranimin e Fajësisë së Shalës) dhe ajo ndërmjet ZPS-së dhe Januzit (Marrëveshjes së Rishikuar për Pranimin e Fajësisë së Januzit), përputhen me kriteret e rregullit 94 (2) të Rregullores, për arsyet e përmendura në vendimin për seancën lidhur me pranimin e fajësisë. Ndryshe, trupi gjykues konstaton se versioni i rishikuar i marrëveshjes së ZPS-së me z. Bahtijari (Marrëveshjes së Rishikuar për Pranimin e Fajësisë së Bahtijarit) vazhdon të mos i përmbushë këto kritere”, thuhet në këtë vendim.
Sipas dispozitave ligjore, dënimi për veprën frikësim gjatë procedurës penale mund të jetë nga 2 vjet deri në 10 vjet burgim.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…