A man pours yogurt on two women for not wearing the hijab, in a shop in Shandiz, Iran, March 2023. (Twitter video screenshot: used in accordance with Clause 27a of the Copyright Law)
Irani ka urdhëruar arrestimin e dy grave pasi u bë virale një video që tregon se ato sulmohen me kos sepse nuk mbanin shamia.
Incidenti në qytetin Mashad erdhi pasi shefi i drejtësisë iraniane kërcënoi se do të ndjekë penalisht dhe “pa mëshirë” gratë që kundërshtojnë rregullat strikte të vendit për mbulimin e kokës.
Në videon, e cila u shfaq teksa iranianët festonin Nevruzin, ose vitin e ri, një nënë dhe vajza mund të shihen në një sportel.
Një burrë që vuri re se asnjëri nuk ishte mbuluar me shami, më pas hyn në dyqan dhe përballet me to përpara se t’u hedhë një shishe të madhe me kos mbi kokat e tyre.
Autoritetet lëshuan të shtunën urdhra arresti për dy gratë për “kryerjen e një vepre të ndaluar” duke hequr shaminë e tyre.
Një urdhër-arresti është lëshuar edhe për sulmuesin “me akuzën e kryerjes së një akti fyes dhe prishjes së rendit”, njoftoi uebfaqja e gjyqësorit Mizan Online.
Mohammad Abtahi, një këshilltar i ish-presidentit Mohammad Khatami, dënoi “sulmin e egër” dhe bëri thirrje që policia famëkeqe e moralit – zbatuesit e ligjeve të Iranit që rregullojnë mënyrën se si gratë mund të vishen – të shpërbëhet.
Iranianët shprehën zemërim ndaj incidentit në mediat sociale.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…