Dalin pamjet e momentit kur sulmohet nga ‘mesjetarët’ gazetari Vullnet Krasniq në Prizren

Në shesin “Shatërvan” në Prizren, aktualisht po mbahet marsh kundër DokuFest.

Marshi është thirrur nga imami i njërës prej xhamive të këtij qyteti, Besim Berisha.

Në këtë protestë raportohet se është sulmuar gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani i mediumit.

“Ti don me provoku, hajde largoju prej këtu”, dëgjohet një nga protestuesit në momentin kur gazetari Krasniqi sulmohet.

Në anën tjetër, imami ju bën thirrje protestuesve që të mos pengojnë punën e gazetarëve, teksa gazetari Krasniqi detyrohet të largohet.

Pamjet janë nga video live e RTV Besa, nga minuta e 3:50.