Në mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkupit , saktësisht në një kazino, katër persona të armatosur kanë qëlluar mbi të pranishmit, duke goditur për vdekje V.H, 22 vjeç.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se 22 vjeçari është nga Kosova.
“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme maqedonase